Lajme

Vuçiq arrin në Shkup për takimin me Zaev dhe Ramën në kuadër të “Mini-Shengenit”

07/28/2021 18:36
nga:Q R

Të enjten në Shkup do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Forumit Rajonal për Bashkëpunim Ekonomik të njohur si “Mini-Shengeni”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, siç raportojnë mediat serbe tashmë ka arritur në Shkup, ku do të pritet nga homologu maqedonas Zoran Zaev dhe pastaj do ta zhvillojnë takimin trelateral, bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ata pritet që të nënshkruajnë një mori marrëveshjesh ekonomike për lehtësimin e qarkullimit të mallrave mes tri vendeve.

Ministrja Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë