Lajme

Vuçiq: 8 qershori do të jetë ditë e rëndë për Serbinë

06/05/2021 15:16
nga:M K

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se 8 qershori do të jetë një ditë e rëndë për Serbinë, meqë do të ballafaqohet me një situatë të vështirë, atë të dhënies së verdiktit final për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, shkruan Danas.

Vuçiq ka treguar se seanca ku do të jepet verdikti final për gjeneralin e Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, do të mbahet në orën 15:00, në një organizim ku do të marrin pjesë edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ish-prokurori serb, Vladimir Vukçeviq ka thënë se pret që Ratko Mlladiqi t’i konfirmohet dënimi me burg të përjetshëm.

“Pres që t’i konfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm”, ka potencuar Vukçeviq.

Mlladiq është kriminel lufte i dënuar dhe një kolonel-gjeneral serb boshnjak që udhëhoqi Ushtrinë e Republikës Srpska (VRS) gjatë luftës në Bosnje. Në vitin 2017, ai u shpall fajtor për kryerje të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, dhe genocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY).

LEXO EDHE:

Prestigjiozja greke: Po intensifikohen raportet Greqi-Kosovë