Sporti

Vucinic parashikon fituesin e këtij edicioni në Serie A

09/26/2023 10:59
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi i Juventusit, Mirko Vucinic, ka folur për shanset që kanë bardhezinjtë për të përfunduar në krye të tabelës.

“Kur vesh atë fanellë, gjithmonë duhet të synosh Scudetton. Të flasësh për vendin e katërt është një nëvlerësim. Aq më tepër, duke pasur parasysh që ata nuk luajnë në asnjë kupë Europe.

Të luash një ndeshje çdo tre ditëm në terma afatgjatë, bëhet shumë e vështirë. Në dhjetë ditët e fundit, Juve do të ketë më shumë energji se të tjerët. Megjithatë, në nivelin psikologjik, lojtarët e dinë se nuk mund të dështojnë. Presioni mund të ndihmojë, por duhen futbollistë që dintë të përballojë situata të caktuara”, është shprehur ish-sulmuesi.