Lajme

Vucic si ndezën ‘non paper’ e i shau ndërkombëtarët: Rrenca, dyfytyrësh e të papërgjegjshëm

05/05/2021 14:49
nga:Gazeta Blic

Si zgjati humori i mirë presidentit serb Vucic pas fundit të lojërave me non paper që u endën në Ballkan e mohuan nga të gjithë si opsione të mira. Vucic ju kthye retorikës së vitit të kaluar kur në Serbi flitej zi e terr për bashkësinë ndërkombëtare, aq sa i arsyetoi regjimin e Slobodan Milosevicit.

“Po rrejnë hapur, ata janë vetëm për ndryshimin e kufijve të Serbisë. Sa herë që ata thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, unë them ‘ti je edhe një hipokrit tjetër që dëshiron të ndryshojë kufijtë që u arrit me forcë kur kishim një qeveri të paaftë në Serbi’. Thoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve, kurse në Kosovë e justifikoni atë me kinse një katastrofë humanitare. A nuk ishte një katastrofë më e madhe në Irak, pse atëherë nuk e ndatë Basrën nga Bagdadi?”, tha ai, duke shtuar se kjo flet vetëm për hipokrizinë e atyre.

Vucic duke u shtirur se qenka nën shtetrrethim nga bashkësia ndërkombëtare e hiq më larg se në fund të muajit të kaluar në Bruksel thurte lavde BE’së për kontributin e tyre në zhvillimin e ekonomisë së Serbisë.

U qa se tani Serbinë po mundohen të kufizojnë dhe pengojnë këta aktorë të huaj.

Ai tha ka “hipokrizi” të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket qëndrimit ndaj Serbisë, duke theksuar e hyrë aq thellë sa arsyetoi regjimin e Slobodan Milosevicit.

“Ne kishim njerëzit më të papërgjegjshëm që nuk e dinin se nuk guxojnë të hyjnë në konflikt me NATO’n, por pyetja është se çfarë zgjidhje tjetër kishin” tha Vucic, që kishte post ministri dikur në qeverinë e Milosevic.