Në seancën e hapur të Qeverisë së Serbisë Presidenti Aleksandër Vuciç u shpreh se ka marrë informacione se “në Kosovë e Metohi nuk do të miratohet referendumi më 16 janar lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket gjyqësorit”.
“Ne kemi gjithnjë e më shumë probleme në Kosovë e Metohi. Prishtina ka marrë një vendim dhe na ka njoftuar joformalisht se nuk do të na lejojë të mbajmë referendum më 16 janar. Ne do të përpiqemi të bisedojmë me Brukselin për t’i bindur ata që të lejojnë qytetarët serbë të votojnë,” u shpreh kreu i shtetit serb.
Vuçiç theksoi se Prishtina refuzon çdo lloj dialogu, bisede, madje edhe marrëveshje të gatshme për të zhdukurit , si dhe çdo ide për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, veçanërisht kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe.
“Jam i shqetësuar se cilat mund të jenë lëvizjet e ardhshme të Prishtinës”, nënvizoi presidenti serb.
Nga ana tjetër Christopher Hill, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Beograd para senatit në SHBA u shpreh se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, si parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ai e paraqiti çështjen e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, si një nga përparësitë që do të ndjekë nëse konfirmohet për postin e ambasadorit të Serbisë.
/Euronews Albania/
Ndalet rryma përderisa Osmani po mbante takim me presidentin maqedonas


