Lajme

Vuçic me pritje speciale për Ramën e Zaevin para takimit të Forumit Strategjik të Bledit

08/31/2021 22:36
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Slloveni.

Vuçiq i bëri një pritje të veçantë dy kryeministrave para takimit në Forumin Strategjik të Bledit i cili pritet të mbahet nesër.

Presidenti serb përmes një fotografie të shpërndarë në Instagram i ka uruar mirëseardhje Kryeministrit shqiptar dhe atij maqedonas.

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur”. Mirësevini”, ka shkruar Vuçiq.

Për kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiq ka përgatitur një darkë në një restorant në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiq.

Në Forumin Strategjik të Bledit nesër pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë se është i lumtur që do të takoj përsëri Kurtin në rrethana tjera nga takimi i fundit në Slavonski Brod kur u aksidentua autobusi që po barte udhëtarët e Kosovës.