Lajme

Vuçeviq kërcënon haptas me rastin e marrëveshjes ushtarake midis Kosovës dhe Turqisë

01/30/2024 15:13
nga:N K

Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka pretenduar se “shteti i Serbisë do të ketë përgjigje adekuate” ndaj nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake mes Turqisë dhe Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kazermën Topçider, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq mori pjesë në prezantimin e armëve të ushtrisë serbëve, Vuçeviq ka thënë se marrëveshja paraqet vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

“Aleanca e NATO-s nuk bashkëpunon institucionalisht me “të ashtuquajturat” Forcat e Sigurisë së Kosovës, nuk merr pjesë si Aleancë në transformimin e “asaj që ata i quajnë Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, gjë që është në kundërshtim edhe me kushtetutën e “të ashtuquajturës” Kosovë, por disa vende anëtare të NATO-s janë kontribues të fuqishëm në këtë proces dhe Turqia, do të thosha, është ndoshta lider”, ka pretenduar Vuçeviq.

Ai ka thënë se “jemi të shqetësuar dhe po monitorojmë me kujdes atë që po ndodh”.

“Ne shohim se tani po hapen disa fusha të reja të bashkëpunimit të tyre dypalësh ushtria serbe dhe ministria e mbrojtjes, pra shteti i Serbisë, “do të kenë një përgjigje adekuate”, jo vetëm politikisht, por sigurisht që ne do t’i përshtatim kapacitetet tona për të gjitha sfidat dhe rreziqet për atdheun tonë, sepse shtrohet pyetja – për kë dhe për çfarë është duke u armatosur “e ashtuquajtura” Ushtri e Kosovës. Për kë dhe pse armatosen kaq shumë dhe pse furnizohen, iu dhurohen të gjitha këto fonde, në kundërshtim me marrëveshjen ushtarako-teknike, në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, “që është një shkelje e drejtpërdrejtë” e të gjitha normave të drejtave publike ndërkombëtare”, ka pretenduar Vuçeviq.