Lajme

Vuçeviq iu tha senatorëve amerikanë se Kosova nuk diskuton për Asociacionin

05/25/2023 10:31
nga:Genita C

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka takuar dje delegacionin e Senatit Amerikan dhe senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po vizitojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes thuhet se Vuçeviq kishte thënë se institucionet kosovare nuk janë të gatshme të diskutojnë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai kishte shtuar tutje se Asociacionin, Kosova e kishte pranuar në vitin 2015 dhe se garantuese është BE-ja, shkruan Tanjug.