Tirana njofton rikthimin e Kristi Vangjelit tashmë jo si futbollist, por në statusin e asistentit të trajnerit.
Vangjeli do të jetë krah trajnerit Orges Shehi dhe zv. trajnerit Erbim Fagu për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu, njofton klubi, transmeton GazetaBlic Sport.
Vangjeli ishte në kohën e fundit si futbollist i skuadrës së Prishtinës, por tashmë do ta ushtrojë një pozitë tjetër.


