Sporti

Shatri: Zvicra ka shumë mungesa, Kosova do ta fitojë sonte ndeshjen

07/19/2023 17:51
nga:Mergim Rreci

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e luan sonte ndeshjen e parë në raundit e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Prej orës 20:45 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Kosova përballet me Zvicrën.

Kosova nuk llogaritet favorite, por synon fitoren ndaj helvetikëve. Në grup me Kosovën është edhe Danimarka, ndërsa vetëm e para në grup avancon në kualifikimet e rregullta.

Trajneri i basketbollit kosovar, Fikret Shatri tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Zvicra ka shumë mungesa, andaj kjo gjë ia ka lehtësuar punën shumë Kosovës.

“Duke pasur parasysh që ekipi i Zvicrës ka shumë mungesa cilësore, mendoj se Kosovës ia ka lehtësuar jashtëzakonisht punën dhe se kombëtarja jonë do ta fitojë këtë ndeshje“, tha ai.

Në këtë takim debuton edhe trajneri i ri në krye të Kosovës, Rami Hadar.

/GazetaBlic Sport/