Lajme

Vritet shqiptari në Mal të Zi

02/27/2024 10:54
nga:Y I

Një shqiptar është vrarë në Mal të Zi mëngjesin e sotëm në Tivar.

Sipas medias malazeze “Vijesti”, bëhet fjalë për Edmond Mustafën, i cili u qëllua me armë zjarri.

Kjo media raporton se viktima ka qenë anëtar i një grupi kriminal. Sipas dëshmitarëve okularë, viktima ka qenë me një grua në momentin kur u qëllua disa herë me armë zjarri. Autori, sipas dëshmitarëver, u largua me motor.

Policia malazeze ka ngritur postblloqe dhe është vënë në kërkim të autorit/ëve.

/tvklan.al/