Një i ri nuk i ka mbijetuar plagëve nga arma e zjarrit dhe në spital është konstatuar vdekja e tij, pas incidentit të përgjakshëm në Rrugën e Plastikave në Shkup.
Në incidentin e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, disa prej tyre më lehtë, raporton portali Alfax.
Ministria e Brendshme akoma nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth incidentit.