Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Gërdoc të Podujevës, raporton Gazeta Blic.
Viktima është një 47 vjeçar, me inicialet B.B.
Viktima ishte duke ngasur biçikletën teksa një veturë fillimisht e kishte goditur dhe më pas një person ka dalur nga ajo duke shtënë mbi të.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Në vendngjarje kanë dalur ekipet e forenzikës, derisa po merren me rastin.