Vritet një person në afërsi të stadiumit ‘Elbasan Arena’ në Elbasan.
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie që rrethuan zonën.
Burime bëjnë me dije se një person është qëlluar me armë teksa hipte në makinë, duke mbetur i vdekur në vend.
Viktima është identifikuar si Madrit Ulqinaku.
Viktima dyshohet të jetë vrarë diku tjetër e më pas njeë automjet dyshohet ta ketë hedhur pranë zonës ku u gjet trupi i pajetë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.


