Lajme

Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë afër Skenderajt

07/23/2022 21:00
nga:Astrit Gashi

Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur rreth orës 20:00 në Baks të Skenderajt.

Burime brenda policisë kanë thënë se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy familjeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

Pllana tha se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.