Një 23-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e së premtes në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, ku shtetasi Xhuljano Mihaj 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xhimi Bakaj 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në polici shtetasin Xhuljano Mihaj, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.