Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vilëz të Kurbinit, ku 67-vjeçari Dodë Mamli u vra me armë zjarri.
67-vjeçari ka qenë në tokën e tij kur është qëlluar dhe 1 plumb e ka marrë në kokë, ndërsa dy të tjerë në trup, raporton Euronews.al.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 6 gëzhoja.
Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë shoqëruar në Polici disa persona.
Dy janë pistat që po heton policia, për motive pronësie dhe gjakmarrja.


