Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një restorant në Ekuador.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Guajakil dhe shqiptari është identifikuar si Ergys Dashi, 34-vjeç. Ai u qëllua me më shumë se 20 plumba në restorantin Grilling.
Sipas policisë, shqiptari kishte lidhje me trafikun e drogës. Ekspretën e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 gëzhoja në vendngjarje.
Gjithashtu u konstatua se viktima ka marrë disa plumba në pjesën ballore të kafkës. Në fillim nuk mund të dallohej se kush ishte viktima, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës, u zbulua se ishte Ergys Dashi nga Shqipëria.
Po ashtu në vendngjarje u plagos edhe një 26-vjeçare e identifikuar si Angie Romero. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë tavolinës së shqiptarit.