Një ‘ekstremist i dhunshëm’ i cili ishte ‘frymëzuar nga ISIS’ dhe ishte në listën e vëzhgimit të terrorit është qëlluar për vdekje nga policia në një supermarket në Auckland pasi theri të paktën gjashtë persona.
Gjashtë persona janë lënë duke luftuar për jetën në spitalet në të gjithë ishullin verior të Zelandës së Re ndërsa sulmuesi vdiq brenda supermarketit Countdown në New Lynn, në jug të qytetit.
Tre nga viktimat u përshkruan si ‘kritike’ me plagë në qafë dhe gjoks, raporton dailymail.
Kryeministrja Jacinda Ardern zbuloi të premten se shtetasi i Sri Lankës konsiderohej si një nga ekstremistët më të rrezikshëm të kombit dhe ishte nën vëzhgim 24 orë në ditë që nga viti 2016. Ai mbërriti në Zelandën e Re në vitin 2011.
“Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme, e urryer dhe e gabuar”, tha ajo. ‘Ajo u krye nga një individ, jo nga një besim apo fe. Ai u kap nga ideologjia e dhunshme dhe e frymëzuar nga ISIS që nuk mbështetet këtu”, shtoi kryeministrja.
Një ekip vëzhgimi dhe një grup taktikash të veçanta monitoruan personin në çdo kohë dhe oficerët e rrobave të thjeshta ishin në gjendje të përgjigjeshin në 60 sekonda kur ai nisi sulmin në mbrëmjen e së premtes.
Ndryshe, të paktën 10 njësi policie ishin menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën e pazarit para se sulmuesi të vritej gjersa tashmë kanë nisur rreth ngjarjes së kobshme.