Lajme

Vritet Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës

09/08/2021 21:24
nga:M K

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është njëri nga të vrarët në mbrëmjen e sotme afër shkollës ekonomike në Pejë.

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për dy të vrarë në Pejë

Këtë për GazetaBlic e ka konfirmuar një deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Po, Astriti është vrarë”, i ka thënë shkurt portalit GazetaBlic kjo deputete.

Ne do t’iu raportojmë vazhdimisht për këtë rast tragjik që ka tronditur vendin mbrëmjen e së mërkurës.

/GazetaBlic/