Një vajzë 12-vjeçare është vrarë në Baltimore të ShBA-së, pasi u qëllua gjatë një përleshjeje mes dy burrave, që dyshohet se kishin nisur një debat për një vend parkimi.
Ngjarja ndodhi në një park ku po zhvilloheshin aktivitete të futbollit amerikan. Sipas policisë, dy burrat hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit dhe vajza u kap në mes të shkëmbimit të zjarrit.
Ajo u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Një grua tjetër u gjet e plagosur, ndërsa dy burra u paraqitën në spitalet e zonës me lëndime të lidhura me të shtënat, shkruan BBC.
Policia është në kërkim të të paktën dy të dyshuarve. Komisioneri i Policisë së Baltimore, Richard Worley, tha se vajza nuk ishte objektivi i të shtënave dhe se autoritetet ende po hetojnë rrethanat e rastit.
Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, e cilësoi ngjarjen si tragjike, duke thënë se një debat mes dy burrave përfundoi me humbjen e jetës së një fëmije 12-vjeçar.


