Lajme

Vriten tetë persona në Donetsk nga bombardimet ukrainase

01/21/2024 10:32
nga:G B

Tetë persona u vranë në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Donetskut në Ukrainën lindore nga bombardimet ukrainase, tha të dielën Alexei Kulemzin, kryebashkiaku i qytetit të instaluar nga Rusia, raporton Reuters.

Sipas Kulemzin, forcat ukrainase bombarduan një zonë të frekuentuar ku ndodhen dyqanet dhe një treg, transmeton Klankosova.tv.

Nuk janë dhënë informacione shtesë.