Dy burra skocezë me lidhje me një bandë kriminale me bazë në Glasgou janë qëlluar për vdekje në një bar në Spanjë.
BBC Scotland ka mësuar se ata janë Eddie Lyons Jnr dhe Ross Monaghan.
Mediat lokale raportuan se sulmi ndodhi pak pas orës 23:00 të së shtunës kur një makinë u ndal jashtë lokalit të mbushur me njerëz. Më pas, autori i armatosur u largua me të njëjtin mjet.


