Sporti

“Vrite serbin”, Shqiptarët dhe kroatët të bashkuar me thirrje kundër serbëve në ndeshjen Dinamo Zagreb – Shkupi

07/20/2022 10:12
nga:Lorik J

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit në “Maksimir”, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Shkupi barazoi ndaj Dinamo Zagrebit me rezultatin 2:2, një rezultat i cili cilësohet si mjaft i mirë, pasi kroatët ishin favorit, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjatë pjesës së dytë të duelit Dinamo Zagreb-Shkupi, tifozët “Shvercerat” dhe tifozët kroat “Bad Blue Boys” u bashkuan në thirrje kundër serbëve me këngën: “Vrite serbin”.

Kjo nuk u pëlqeu shumë mediave serbe që e quajtën skandaloze këtë veprim – teksa duket se harruan se tifozët serb pothuajse në çdo ndeshje bëjnë veprime të tilla kundër shqiptarëve.

/GazetaBlic Sport