Trashëgimtari i pasurive të patundshme në New York, Robert Durst u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për vrasjen e shoqes së tij, Susan Berman.
Gjatë seancës së dëgjimit, djali i viktimës Sareb Kaufman, e përshkroi nënën e tij si një ‘grua bujare, jashtëzakonisht e zgjuar e mprehtë’.
Durst, i cili është i prekur nga kanceri i fshikëzës dhe sëmundje të tjera fizike, u shfaq i dobët fizikisht, i ulur në karrigen e tij me rrota dhe maskë.
Ai nuk ofroi asnjë deklaratë në gjykatë para dhënies së dënimit.
Milioneri, i mbështetur në karrigen e tij me rrota, i mbante sytë në një iPad që tregonte një transkript të fjalëve të gjyqtarit ndërsa Windham jepte dënimin.
Durst u shpall fajtor për vrasjen e Berman në vitin 2000 për t’ia pamundësuar kontaktin me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij.
Atë kohë në moshën 55vjeçare, ajo ishte gjetur me plumb në kokë në shtëpinë e saj në Beverly Hills.
Vrasja kishte qenë një mister që ndiqte familjen dhe miqtë për 15 vjet para se Durst të arrestohej në vitin 2015 pas vendimit të tij të pamend për të marrë pjesë në një dokumentar që zbuloi prova të reja dhe e kapi atë në një rrëfim mahnitës, raporton abcnews.