Drejtoria e Burgjeve pret transferimin e 14-vjeçarit Mario Përlleshi, i dyshuari për vrasjen me thikë të Martin Canit.
ABC News raporton se mjekët e kanë dhënë epikrizën për Përlleshin.
“Ky problem është zgjidhur. Mjekët e kanë dorëzuar epikrizën. Pritet të bëhet transferimi i tij. Nëse gjendja e 14-vjeçarit do të jetë e mirë, pritet transferimi i tij te burgu i të miturve në Kavajë”, raportoi ndër të tjera.
Komisioni i burgjeve do të vendosë për gjendjen e të miturit, nëse duhet dërguar apo jo në institut të të miturve në Kavajë apo të shtrohet në spitalin e burgjeve.