Lajme

Vrasjet në vend, Deliu: Institucionet ta mbështesin policinë e demotivuar, për të garantuar siguri

11/30/2023 10:45
nga:Sh R

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë.

Deliu – Kodra në foltoren e Kuvendit ka thënë se rastet e tilla që po bodhin në vend duhet të jenë shqetësim që duhet adresuar.

Derisa ka kërkuar mbështetje të kërkesavepër zyrtarët policorë në mënyrë që sipas saj, të ruhet siguria e qytetarëve të Kosovës.

“Sot kur siguria e qytetarëve po cënohet gjithandej më e pakta që duhet të bëjnë institucionet është që këtë Polici të demotivuar ta mbështesin në kërkesat e tyre, për të garantuar siguri. Sepse javën e kaluar në këtë asllë kemi folë për një grabitje të armatosur në Suharekë, ku si pasojë kemi pasë një polic të lënduar e të plagosur. Ndërkohë që këto raste të rënda kanë vazhduar dhe është shqëtësim i ynë që duhet ta adresojmë të nderuar kolegë deputetë”, tha Deliu – Kodra.