Së fundmi, Kosova po përballet me raste të shumta të vrasjeve.
Faktorët që ndikojnë në këtë rritje janë të shumtë, duke përfshirë tensionet sociale, papunësinë si dhe sfidat ekonomik.
E, në lidhje më këtë çështje, sociologu Bekim Selishta thotë se problemet eventuale brenda familjeve nuk ndodhin në çast, dhe një problem nëse nuk trajtohet më seriozitet mund të lë pasoja fatale.
“Probleme brenda familjeve nuk është që ndodhin aty për aty, kontributi mundet me qenë pak më i lartë por nuk janë trajtu me seriozitet. Nëse një problem që fillohet i cili nuk trajtohet me seriozitet kemi me pas me pasoja fatale. Ne si shtet duhet me kontribu më shumë jo vetëm me i ashpërsu ligjet se veç me ligje nuk mundemi me arritë me i vedisu njërëzit por, vedisimi vjen me profesionistë ne institucione dhe në pikat kyçe”, tha Selishta.
Sociologu, Selishta, për “Gazeta Blic” tha se jemi një vend shumë i vogël që të ketë numër kaq të lartë të krimeve.
Ai tha se shteti duhet të investojë më shumë në vetëdijësim.
“Ne jemi një vend shumë i vogël me gjithë këto krime, definitivisht statistikat janë shumë të rritura, numri është shumë i madh ne jemi një vend shumë i vogël. Nëse shteti nuk investon më shumë në vedisim sepse këtu nuk ndikon vetëm një gjë, ndikojnë edhe disa faktorë sekondar, si disa seriale në pikën e kohës që shikohet nga të gjithë ne i kemi serialet që nuk kanë asnjë motiv kshillues, por, kryesisht kanë motive nxitëse. Sipas mendimit tim, mbi përcjelljen e pikave të shkurta të televizioneve ka shumë serale latine-amerikane, turke që nuk përputhen me kulturën dhe mentalitetin tonë”, theksoi ai.
Ndër të tjera, tha se në vendin tonë mungon një ligj që ka të bëj me ndalimin e shantazhimit.
“Tek ne po mungon një ligj që është shumë i rëndësishm, ligji i shantazhit që njerëzit që u bëjnë shantazhe me u dënu e jo të zvarritën nëpër gjykata mirëpo me u denu me ligj. Sepse tek ne ka shumë filmime pa fakte, shantazhojnë njerëzit dhe në fund dalin të pafajshëm dhe kërkush nuk dënohet. Ky është ai krimi që shteti duhet me i penalizu me ligj shantazhet sepse sipas shantazhit mund të kemi edhe krime të tjera” tha Selishta për “Gazeta Blic”.
Në përfundim thotë që të ketë shtim të lëndëve shoqërore që nga klasat e pesta e deri në shkollat e mesme në mënyrë që të përgatiten për jetën, pra, për qasjen e tyre në sociologji të punës, urbanizmit, kulturës, familjes, religjionit, që me pasë të qartë se me çka kanë me u ballafaqu kur të rriten
/GazetaBlic/


