Lajme

Vrasjet në Kosovë/ Eksperti i sigurisë tregon arsyet dhe si duhet vepruar

03/27/2024 21:52
nga:G B

Rastet e vrasjeve në Kosovë në mënyra të ndryshme po shtohen vazhdimisht.

Dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur mbrëmë në kryeqytet, pas gjuajtjeve me armë.

E, për rastet e tilla dhe arsyet që po ndodhin, për Gazeta Blic ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Ai thotë se vrasjet vijnë si rezultat i mungesës së spektrit politik për qasje me demokraci progresive të kërkesave të Policisë në mbulimin e hapësirave publike me policë.

“Vrasjet në RKS tanimë janë si rezultat të mungesës së spektrit politik për t’i qasur me demokraci progresive kërkesave të strukturave policore në mbulueshmërinë e hapësirave publike me zyrtarët policorë. Që nga 2021 e tutje kemi një prishje të balancës së sigurisë në raport me nevojat që janë paraqitur nga dërgimi i strukturave të shumta në pjesën e katër komunave veriore, duke i lënë stacionet e kategorive A, B, C në staf minimal për të operuar dhe ofruar sigurinë e nevojshme”, vlerëson Shala.

Ai tregon se si duhet vepruar për të pasur monitorim dhe observim adekuat të gjendjes së sigurisë.

“Pra, ne duhet të mendojmë dhe të ri-hartojmë një politikë e cila në vete e përfshin edhe shtimin e personelit policor jo atyre në administratë por në pjesën taktike operacionale por edhe gjithashtu të krijohet policia rezervë e cila do të ndihmonte që të kemi monitorim dhe observim adekuat të gjendjes së sigurisë”, deklaron Drizan Shala./Gazeta Blic/