Lajme

Vrasjet në Fushë-Krujë/ Autorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, prej ditësh monitoronin lëvizjet e Brilant Martinajt

07/17/2022 20:54
nga:G B

Ekzekutimi i trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës pasditen e sotme, dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë.

Sipas News24, autorët kanë mbikëqyrur lëvizjen e viktimave prej disa ditësh. Kryesisht, autorët kanë ndjekur lëvizjet e Brilant Martinajt, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit.

Ndërkohë Diklen Vataj luante rolin e truprojës së 22-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.

Viktima tjetër, Besmir Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “VW Passat”, që dyshohet se u shkrumbua pas hedhjes së lëndës djegëse nga autorët.