Lajme

Vrasje në tentativë në Viti

10/24/2024 09:12
nga:N K

Një burrë është sulmuar me thikë dje në komunën e Vitisë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e ka iniciuar rastin si “vrasje në tentativë”.

“Viti / 23.10.2024 – 20:40. Një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është qëlluar me mjet të mprehtë/thikë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.