Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në komunën e Podujevës.
Sipas Policisë, dy person derisa kanë qenë me veturë duke vozitur e kanë goditur një person tjetër i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar njërin nga të dyshuarit kurse tjetër është liruar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar , pasi që të njëjtit derisa kanë qenë me veturë në lëvizje e kanë goditur viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë duke pastruar rrugën nga bora. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raportin e Policisë.