Lajme

Vrasje në tentativë në Gjakovë

3 ditë më parë
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë dje në Gjakovë.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Policia njofton se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.