Lajme

Vrasje në tentativë në Dubravë, policia jep detaje

02/20/2025 08:58
nga:N K

Policia e Kosovës bën të ditur për një vrasje në tentativë në Dubravë, raporton GazetaBlic.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:15.

Në raport thuhet se  pas një mosmarrëveshje në mes dy burrave, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Dubravë / 19.02.2025-13:15. Pas një mosmarrëveshje në mes dy meshkujve kosovar, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Po ashtu, viktima ka pranuar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë.

Rasti në procedurë të rregullt.