Lajme

Vrasje në tentativë në Deçan – Policia jep detajet

02/12/2024 08:54
nga:N K

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Deçan.

Sipas policisë, raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës dhe të dyshuarit, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë transmeton Insajderi.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.