Lajme

Vrasje në Podujevë

01/12/2022 20:08
nga:G C

Një person me inicialet M.K. i moshës 30-vjeçare është vrarë sot rreth orës 16:00 në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se policia ka arrestuar 34-vjeçarin me inicialet F.B.

“Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, përfundoi ajo.