Lajme

Vrasja në mesnatë: Prokuroria jep detaje për ngjarjen që tronditi Skënderajn

08/10/2023 10:22
nga:Genita C

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ende nuk ka arritur t’i identifikojë dy persona të dyshuar për vrasjen në Skënderaj.

Kjo pasi që të njëjtit kanë qenë të maskuar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokurorja ka qëndruar 3-4 orë në vendin e ngjarjes. Ajo çka dihet është se një person ka mbetur i vrarë, dy persona të dyshuar kanë qenë me maska sipas dëshmitarëve. Ende nuk janë identifikuar personat pasi që kanë qenë me maska, mirëpo jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore”, ka thënë Preteni.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Runik të Skënderajt një person ka mbetur i vrarë e tre të tjerë janë lënduar. Njëri prej tyre rëndë.

Forca të shumta të policisë pas tragjedisë në Skënderaj, del video

Zbulohet identiteti i tre të plagosurve nga ngjarja e rëndë në Skenderaj