Lajme

Vrasja në Klinë: Kerkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

08/16/2023 17:20
nga:G B

Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, për t’iu caktuar masa e paraburgimit Tush Frrokajt, të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Këtë e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departamentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme, do të mbahet seanca e procedurës paraprake, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit, që t’i caktohet masa e paraburgimit Tush Frrokajt”, tha Nikçi.