Lajme

Vrasja në Gjermani, zbulohen identitetet e viktimës dhe të dorasit, të dy nga Rahoveci

20 orë më parë
nga:Y I

Një grua raportohet të jetë vrarë të mërkurën në mëngjes në Thannhausen në rrethin Gunzburg, Gjermani.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, 54-vjeçar.

Ai dyshohet se e mbyti gruan e tij në shtëpi mëngjesin e së mërkurës.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se viktima dhe dorasi ishin nga Rahoveci.

E ndjera thuhet të jetë Leonora Nurkasa.

Bekim Nurkasa, nga mediat në Kosovë, raportohet të jetë i dyshuari për vrasjen.