Lajme

Vrasja në Gjakovë, sot varroset 37-vjeçari

03/18/2026 08:26
nga:G B

Rasim Binakaj, i cili u vra të hënën në Gjakovë, do të varroset këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 14:00, në lagjen Binakaj të fshatit Devë.

I ndjeri humbi jetën në moshën 37-vjeçare, pasi dyshohet se u qëllua për vdekje pas një mosmarrëveshjeje nga Nexhdet Zymberaj.