Lajme

Vrasja në Ferizaj: Prindon Sadriu ishte i informuar për pretendimet e familjes Ramadani – ja mesazhet

08/17/2024 14:28
nga:N K

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ka qenë i informuar për pretendimet e familjes Ramadani, të cilat lidhen me një ngjarje të ndodhur para 24 vitesh që çuan në vrasjen e axhës së tij.

Sipas këtyre pretendimeve, axha i Prindon Sadriut, 89-vjeçari Sadri Sadriu që u vra të premten në Ferizaj, akuzohet për dhunë seksuale ndaj motrës së Festim Ramadanit, dorasit të dyshuar.

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

Nga disa komunikime që ka publikuar Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.

 

Nacionale raporton se ‘familjarët e  ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.

Sadri Sadriu u vra të premtën në oborrin e një sallë dasmave në fshatin Bibaj te Ferizaj.

I dyshuari më armë të gjatë zyrtare ka vrarë viktimën,dhe më pas është vetëdorëzuar në stacionin policor, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.