Lajme

Vrasja në Bregun e Diellit, Policia del me njësitin K9

05/27/2026 22:28
nga:L J

Rreth orës 20:30, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, pati të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë i vdekur mbeti një person.

Në vend të ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa mësohet se i pranishëm është edhe njësiti K9.

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, konfirmoi se viktimë e këtij rasti është Agron Hajdari.

Policia tha se rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar, së paku publikisht.