Prokuroria e Fierit ka kërkuar ‘Arrest në burg’ për shtetasit Florian Muka dhe Klajdi Muka pasi vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë, pas një sherri që patën mes tyre në qendër të qytetit.
Kushërinjtë Muka akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”. /euronews.al