Lajme

Vrasja e Ulqinakut, Gjykata e Elbasanit jep masën e sigurisë në arrest me burg për Peqinin dhe Sallufin

08/25/2022 11:30
nga:G B

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ‘arerst me burg’ për Horgito Peqinin, 18-vjeç, i cili akuzohet se vrau Madrit Ulqinakun.

Horgito Peqini doli ditën e sotme para togave të zeza bashkë me Klaudjan Sallufin, i cili ra gjithashtu në pranga në të njëjtën ditë me adoleshentin. Të dy u vunë në pranga më 22 gusht, në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që kishin gati planin për tu arratisur nga Shqipëria.

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Natën e krimit u vu në pranga Eiden Dino, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarjes. I riu rrëfeu në gjyq se i gjithë debati kishte lindur mes Sallufit e Ulqinakut, për motive të dobëta. Dino tregonte se bashkë me Peqinit e Sallufin kishin konsumuar birra e kokainë natën ee krimit, më pas kishin dalë nga shtëpia me një synim, përballjen me Ulqinakun.

Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, ka qenë Sallufi ai që i ka thënë i pari Ulqinakut se e kishte bërë pis pasi e kishte prekur. Pas debateve mes Ulqinakut e Sallufit, në mes kishte hyrë Peqini i cili e kishte qëlluar me një plumb 25-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. Hetimet për çështjen vazhdojnë ndërkohë që tashmë policia thotë se e ka të kopsitur rastin dhe se autorët janë poas hekurave.