Sporti

Vrasja e tifozit të AEK | Ceferin do të takohet me kryeministrin e Greqisë nesër

08/15/2023 15:06
nga:Lorik J

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të ketë një takim të mërkurën me presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin dhe përfaqësuesit e AEK-ut, Olympiakosit, Panathinaikosit dhe PAOK-ut.

Të dy do të diskutojnë se çfarë po ndodh në futbollin grek dhe atë europian.

Siç dihet deri më tani, të pranishëm do të jenë Vangelis Marinakis, Ioannis Alafouzos dhe Dimitris Melissanidis, ndërsa ende nuk është sqaruar se kush do ta përfaqësojë PAOK-un.

Në rendin e ditës të takimit do të jetë dhuna e tifozëve, nën hijen e vrasjes së fundit të tifozit 29-vjeçar të AEK-ut, por edhe çështje të tjera, si skandali i trukimeve.

/GazetaBlic Sport