Lajme

Vrasja e rreshterit Lika, Dashevci përmend influencën sociale dhe kërkesën e ndalimit të Tiktokut në Kosovë

04/22/2025 18:56
nga:G B

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci teksa fliste për rastin e vrasjes së rreshter, Muhamed Lika, mes tjerash përmendi edhe influencën nga rrjetet sociale, kryesisht Tiktok në shprehjen publike të dhunës.

Sipas Dashevcit, ndose po flitet për rrethana të ndryshme të vrasjes, duhet të pritet verdikti final i organeve të hetuesisë.

“E thash edhe në fillim, duhet t’i presim organet tona të hetuesit dhe drejtësisë ta thojnë fjalën e tyre e pastaj të marrim analizë se sa ka rëndësi bashkëpunimi mes institucioneve fetare dhe të sigurisë në sensibilzimin e popullatës që mos të devijoj popullata e re. Këto raste janë shqetësuese. I kemi parë disa raste në Tiktok, e sa herë kemi apeluar që tiktoku të ndalohet edhe në Republikën e Kosovës duke e pasur parasysh se sa raste të ndara i kanë shfrytëzuar këto rrjete sociale. Besoj në organet tona, ta presim kompletimin zyrtar se çka ndodhi në këtë rast”, tha ai në emisionin e Kanal10, “Gazeta”.