Lajme

Vrasja e rëndë në Skënderaj, komuna u ofron strehim tre fëmijëve familjes Qerimi

01/11/2022 13:35
nga:Y I

Ngjarja e ndodhur ditë më parë në Llaushë të Skënderajt, ku burri vrau gruan e tij, ka tronditur opinionin publik, raporton Gazeta Blic.

Çifti kanë lënë pas vetes tre fëmijë, të cilëve sot iu është ofruar strehim nga komuna.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Skënderajt, Fadil Nura.

Nura ka njoftuar se përveç banimit, komuna u ka ofruar edhe asistencë sociale dhe mbështetje për nevoja të tjera të jetës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, u ka ofruar mbështetjen e duhur fëmijëve të Familjes Qerimi nga Llausha, Enisit, Anitës dhe Adonisit, të cilët po përjetojnë momente të vështira, pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditë më parë.

Me këtë rast, fëmijëve u është siguruar strehimi për të banuar dbe vazhduar jetën.

Veç kësaj, Komuna u ka ofruar edhe asistencë sociale dhe mbështetje për nevoja të tjera të jetës.

Kjo familje do ta jetë prioritet edhe në të ardhmen për të ndihmuar fëmijët të jetojnë një jetë të dinjitetshme!