Lajme

Vrasja e rëndë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje 70 vjeçari që vrau gruan

11/25/2022 10:02
nga:Astrit Gashi

I.G i moshës 70 vjeçare e ka vrarë mëngjesin e sotëm gruan e tij në Prishtinë.

Lajmi për GazetaBlic u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se viktima është e moshës 63 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në ora 4:40 të mëngjesit të së premtes.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, ka thënë Borovci.