Lajme

Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është identifikuar

03/16/2026 08:59
nga:G B

Një person është vrarë dhe një person tjetër është plagosur në orët e para të ditës së sotme në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Gjakovës, përmes zëdhënësit Drin Domi.

Domi deklaroi se i dyshuari është identifikuar edhe gjendet në arrati.

“Është inicuar rast për vepren penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi ai.

Një i vrarë e një i plagosur në Gjakovë

Pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi vrasja në Gjakovë

 

Ky është i vrari nga të shtënat në Gjakovë – në kërkim pronari i lokalit “My Place”