Lajme

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja, dënohet me burg përjetë djali i tij

10/23/2025 11:14
nga:Y I

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur një vit më parë në Shënavlash, ku P. M. u vra nga anëtarë të familjes së tij.

Djali i viktimës, H. M., u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, dhe dënimin do e vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

H. M., u dënua me 30 vite burg, ndërsa A. M. mori 5 vite burg dhe B. M. 3 vite burg.

Sipas gjykatës, djali kishte rolin kryesor në ekzekutimin e babait të tij, ndërsa të tjerët ndihmuan në kryerjen e krimit.

Ngjarja tronditi komunitetin e Shënavlashit në Durrës një vit më parë.

/tvklan.al/